FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN ICESS 2022,

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN ICESS 2022,

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË! Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze pranë Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër organizon edicionin e 8-të të Konferencës Ndërkombëtare në Edukim dhe Shkenca Sociale, ICESS 2022, me temë: “Perspektiva të reja të Edukimit dhe Shkencave Sociale”. Konferenca zhvillohet më 20 Maj 2022, në formatin hibrid,

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË!
Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze pranë Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër organizon edicionin e 8-të të Konferencës Ndërkombëtare në Edukim dhe Shkenca Sociale, ICESS 2022, me temë: “Perspektiva të reja të Edukimit dhe Shkencave Sociale”. Konferenca zhvillohet më 20 Maj 2022, në formatin hibrid, online dhe pranë Kolegjit Universitar Bedër.
Qëllimi kryesor i ICESS 2022 është të ofrojë një mundësi për akademikët dhe profesionistët në fushën e shkencave të edukimit dhe të shkencave sociale, për të ndërvepruar me njëri-tjetrin dhe për shkëmbyer perspektiva shumëdimensionale dhe gjetjet e punëve kërkimore, si dhe për të diskutuar mbi sfidat aktuale në fushën e Shkencave të Edukimit dhe të Shkencave Sociale.
Kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me partnerët: “Educators ëithout Borders”, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan) dhe ELTA – English Language Teachers Association.
 I ftuar si Keynote Speaker do të jetë Prof. Dr. Mohammed Albaili.
Informacion më të detajuar rreth konferencës e gjeni nëpërmjet linkut: https://icess.beder.edu.al/
Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar