A ekziston sot Fair Play Financiar?

A ekziston sot Fair Play Financiar?

Lëvizjet e fundit në merkato, kanë ngjallur dyshime në lidhje me ekzistencën e Fair Play Financiar, i cili shërben si rregullator i barazisë financiare në Europë prej shumë vitesh. Ferran Torres kaloi nga Manchester City në Barcelonë për 55 milionë euro, ndërsa Vlahovic dhe Gosens fliten për një transferim të sigurt në Juventus dhe Inter.

Lëvizjet e fundit në merkato, kanë ngjallur dyshime në lidhje me ekzistencën e Fair Play Financiar, i cili shërben si rregullator i barazisë financiare në Europë prej shumë vitesh.

Ferran Torres kaloi nga Manchester City në Barcelonë për 55 milionë euro, ndërsa Vlahovic dhe Gosens fliten për një transferim të sigurt në Juventus dhe Inter. Këto lëvizje, të cilat po kryen në një periudhë ku të gjithë skuadrat në Europë po kalojnë një situatë të vështirë financiare për shkak të pandemisë, kanë bërë që ekzistenca e këtij sistemi të vihet në dyshim për rregullsinë dhe barazinë ekonomike mes skuadrave.

Një pyetje që lehtësisht ushtrohet mes gjithë këtij kaosi të futbollit botëror është: Çfarë po ndodh me FFP, a vijon të ekzistojë dhe sot?

Përgjigjia është po. Ai jeton dhe urdhëron me miratim të UEFA-s, por një formulë e tillë është modifikuar vitin e fundit për të përballuar humbjet e caktuara për shkak të pandemisë së Covid-19. Janë ndryshuar kartat, duke lehtësuar nga njëra anë një tip të përcaktuar operacionesh tregu, por në anën tjetër është krijuar dhe një lloj konfuzioni, në të cilin detajet mund të bëjnë diferencën.

Për shembull, situata vijon të mbetet alarmante për klubet e futbollit thuajse në gjysmën e Europës dhe kampionati italian nuk bën përjashtim. Duke u ndryshuar vazhdimisht sipas ecurisë së pandemisë, nuk ka gjasa që rregullat e FFP të jenë në modë deri në dy sezonet e mëparshme, ndaj do të jetë në gjendje të kthehet dhe të jetë i zbatueshëm.

NDRYSHIM STRATEGJIE PËR COVID

Fillimisht, rregulli ishte i qartë për të gjithë. FFP parashikonte një defiçit maksimal prej 30 milionë euro për klubet në tre sezonet e mëparshme. Për të lehtësuar llogaritë e klubeve të prekura nga pandemia, UEFA ka shkrirë buxhetet për sezonet 2019-20 dhe 2020-21, duke i konsideruar si një me llogaritjen mesatare, duke e zgjatur më pas periudhën e referencës në katër vitet e mëparshme dhe jo më për tre. Është një mënyrë për tu përpjekur drejt përshtatjes më të lehtë brenda parametrave.

RREGULLA TË REJA NË HORIZONT

Me gjithë dyshimet që vazhdojnë të qëndrojnë ose të përkthehen në pyetjen rreth ekzistencës së këtij sistemi, lind ideja për rregulla të reja që mund të përfshihen në vazhdim. Në këtë rast, përgjigjia është më pak e sigurt dhe mundësia që këto sanksione të rishikohen në të ardhmen është dukshëm e lartë. Aktualisht, me emergjencën e cila nuk po ulet, shumë pak klube në botë mund ti respektojnë parametrat e vjetra të vendosura nga FFP

Inter dhe Juventus e kanë ndërmarrë së fundmi këtë risk, por kjo situatë është thuajse e njëjtë për të gjithë. Ndaj për këtë arsye, mundësia që në të ardhmen i gjithë sistemi të rishikohet qëndron plotësisht.

Përshtati Ermal Spahiu

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar