Çfarë mund të presim nga takimi i Biden – Putin, pas tensioneve në Ukrainë?

Çfarë mund të presim nga takimi i Biden – Putin, pas tensioneve në Ukrainë?

Nga Alesia Doçi Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të diskutojnë në një takim të martën pas tensioneve në Ukrainë. Përpara takimit, Biden do të konsultohet me aleatët europianë të hënën rreth trupave rusë në kufirin më Ukrainën, në mënyrë që të koordinojë mesazhet dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës. Sekretarja e

Nga Alesia Doçi

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të diskutojnë në një takim të martën pas tensioneve në Ukrainë.

Përpara takimit, Biden do të konsultohet me aleatët europianë të hënën rreth trupave rusë në kufirin më Ukrainën, në mënyrë që të koordinojë mesazhet dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se “ne kemi një rrugë përpara e cila mund të shkaktojë dëme në ekonominë ruse” nëse Rusia pushton Ukrainën.

Washington-i dhe Kiev-i thonë se Moska ka dërguar trupa në kufirin me Ukrainën dhe e akuzojnë Rusinë për planifikimin e marrjes së vendit.

Biden tha të premten se ai do ia bëjë shumë të vështirë Rusisë që t’a bëjë diçka të tillë.

Moska ka mohuar akuzat dhe akuzon perëndimin për provokim.

Pyetja kryesore rreth takimit të tyre është nëse Putin do të vazhdojë të dërgojë trupa në kufi apo nëse ai po i përdor këto trupa për t’i bërë presion Biden-it që ai t’i garantojë se Ukraina nuk do të futet kurrë në NATO.

Burimi: Euronews.com

Objektiv.al

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar