Kërcënon ish-gruan nga qelia e burgut, edhe mbas djegies me qumësht

Shtetasi B.Balla nga Librazhdi është arrestuar për shkak se për pak desh i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, duke e djegur me qumësht në fytyrë. B.Balla edhe pse ende në qeli, vazhdon të kërcënojë bashkëshorten e tij me mesazhe duke i thënë: “Tërhiqe denoncimin! Thuaj që je djegur vetë aksidentalisht, në të kundërt do të

Shtetasi B.Balla nga Librazhdi është arrestuar për shkak se për pak desh i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, duke e djegur me qumësht në fytyrë.

B.Balla edhe pse ende në qeli, vazhdon të kërcënojë bashkëshorten e tij me mesazhe duke i thënë: “Tërhiqe denoncimin! Thuaj që je djegur vetë aksidentalisht, në të kundërt do të kthej nga ke dalë!”.

Pasi ish-gruaja u shtrua në spital B.Balla në ambjentet ku ish-e shoqja po kurohej, për t’i hedhur në kokë një jorgan. Mjekët e pikasën se çfarë po ndodhte por B.Balla ju kishte shpëtuar atyre duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit. Disa orë më vonë është bërë dhe kapja e autorit të dyshuar B.Balla nga policia.

Rasti u bë publik nga shqiptarja.com.

Ish-bashkëshortja e Ballës, dipas dëshmive ka vite me rradhë që dhunohet vazhdimisht. Madje Balla, po sipas dëshmive kishte dhunuar edhe të bijën e porsalindur duke e djegur me cigare.

Mësohet se B.Balla ia kishte hedhur disa herë drejtësisë, i cili mbasi kishte mbaruar dënimin në burg ishte kthyer përsëri te ish-bashkëshortja, duke mos hequr dorë nga dhuna. Pas kallëzimit që bëri në polici e ish-bashkëshortja e tij shprehet: “Kësaj rradhe shpresoj që ai të marrë dënimin e merituar, shpresoj të marrë dënim maksimal!”

Arbër Tushe

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar