Vihet nën pranga ish-sekretarja e Gjykatës së Vlorës, Edlira Shehu, 43 vjeçe. Është dhënë urdhër nga prokuroria për ndalimin e Edlira Shehut pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi. Shehu banuese në Tiranë ka punuar pranë Gjykatës Administrative të Vlorës gjatë periudhës kohore dhjetor 2018-nëntor 2019. Bëhet e ditur se nga hetimet e kryera se
Vihet nën pranga ish-sekretarja e Gjykatës së Vlorës, Edlira Shehu, 43 vjeçe.
Është dhënë urdhër nga prokuroria për ndalimin e Edlira Shehut pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.
Shehu banuese në Tiranë ka punuar pranë Gjykatës Administrative të Vlorës gjatë periudhës kohore dhjetor 2018-nëntor 2019. Bëhet e ditur se nga hetimet e kryera se përgjatë kesaj periudhe dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.
E dyshuara do të përballet me akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”. Materialet i janë referuar prokurorisë.
Arbër Tushe
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *