Dy persona janë arrestuar për kalimin e paligjshëm të kufirit të 15 shtetasve të huaj. Me emigrantët e paligjshëm në makinë por edhe në gjendje të dehur është arrestuar shoferi 45- vjeçar i cili po transportonte 3 shtetas të huaj me mjetin tip “Ford”. Në aksin rrugor Bilisht-Pogradec , ku ndodhi ngjarja ,policia gjatë kontrolleve
Dy persona janë arrestuar për kalimin e paligjshëm të kufirit të 15 shtetasve të huaj.
Me emigrantët e paligjshëm në makinë por edhe në gjendje të dehur është arrestuar shoferi 45- vjeçar i cili po transportonte 3 shtetas të huaj me mjetin tip “Ford”.
Në aksin rrugor Bilisht-Pogradec , ku ndodhi ngjarja ,policia gjatë kontrolleve ka kapur 19-vjeçarin me inicialen M.M për të cilin policia nuk e jep emrin e plotë me 12 shtetas të huaj , të cilët ishin në mjetin “Volvo”.
Të dy bashkpuntorët ju kishin siguruar atyre kalimin duke u kërkuar nga 500 euro për person.
Dy ditët e fundit 2 persona kanë humbur jetën në Shqipëri nga aksidentet , ku në timon ka qenë një drejtues i dehur.
A.Q
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *