Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje 31-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Mësohet se i riu me inicialet B.Q ka përplasur për vdekje një shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Uniformat blu bëjnë me dije se 31- vjeçari po drejtonte mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur në masën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Mësohet se i riu me inicialet B.Q ka përplasur për vdekje një shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Uniformat blu bëjnë me dije se 31- vjeçari po drejtonte mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/l. Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan.Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë”, dha detaje policia.

A.Q

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar