Tërmeti që lëkundi Shqipërinë më 26 nëntor 2019 shënoi 51 viktima dhe me qindra të plagousur. Shumë banorë humbën të dashurit e tyre por edhe banesat dhe çdo gjë me vlerë. Por kush ishte fajtori i këtyre shembjeve dhe faktor kryesor në ndikimin e mbetjes së shumë jetëve nën rrënoja? Deri më tani, bëhet e
Tërmeti që lëkundi Shqipërinë më 26 nëntor 2019 shënoi 51 viktima dhe me qindra të plagousur. Shumë banorë humbën të dashurit e tyre por edhe banesat dhe çdo gjë me vlerë.
Por kush ishte fajtori i këtyre shembjeve dhe faktor kryesor në ndikimin e mbetjes së shumë jetëve nën rrënoja?
Deri më tani, bëhet e ditur se janë arrestuar rreth 9 persona, përgjegjës për ndërtimet e pabaza si dhe për lejet e jashtëligjshme.
Në listën e bërë publike prej policisë, me 9 të ndaluar është dhe 53 vjeçari Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme.
Ai do të akuzohet për veprën “Vrasja me dashje”. Ndërkaq Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i këtij institucioni është ndaluar me akuzën “Shpërdorimi i detyrës”. Ndër të arrestuarit janë edhe dy ndërtues informalë, 79- vjeçari Rruzhdi Xheka për objektin Hotel “Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, dhe Avdulla Osmani, 61 vjeç për ndërtimin në “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë.
Ndërsa ndërtuesi i vilës “Lala” ku humbën jetën 8 persona, duket t’i ketë shpëtuar përgjegjësisë.
Hetimet do të vazhdojnë edhe më tej, për shkeljet e bëra jo vetëm në objektet që sollën viktima, por dhe ato të dëmtuara.
Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues. Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi. Si pasojë e hetimeve të deritanishme fletëarrestet u prenë për 17 persona.
Te arrestuarit
1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katesh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katesh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja me dashje”.
5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katesh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.
9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
E.GJ
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *