Kryeministri i Etiopisë mori çmimin Nobel për Paqen

Kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed merr çmimin Nobel për Paqen. Ai u vlersua për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin 17-vjeçar me Eritrean. Që nga zgjedhja si kreu i vendit ai rifilloi bisedimet me Eritrean. Negocioi për një marrëveshje paqeje dhe ra dakord për kufijtë e vendosur nga një komision ndërkombëtar në 2002. Gjatë

Kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed merr çmimin Nobel për Paqen. Ai u vlersua për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin 17-vjeçar me Eritrean.

Që nga zgjedhja si kreu i vendit ai rifilloi bisedimet me Eritrean. Negocioi për një marrëveshje paqeje dhe ra dakord për kufijtë e vendosur nga një komision ndërkombëtar në 2002.

Gjatë marrjes së çmimit Nobel për Paqen në Oslo, Abiy Ahmed përshëndeti presidentin e Eritreas duke e vlerësuar për rolin që luajti në zgjidhjen e konfliktit të gjatë midis dy vendeve.

“Unë e pranoj këtë çmim në emër të Etiopasve dhe Eritreanëve, veçanërisht atyre që bënë sakrificën përfundimtare në kauzën e paqes”,- tha Ahmed të martën pasi mori çmimin.

“Po kështu, unë e pranoj këtë çmim në emër të partnerit tim, dhe shokut tim në paqe, Presidentit Isaias Afwerki, mirësia, besimi dhe angazhimi i të cilit ishin jetike për t’i dhënë fund konfliktit dy-dekadësh midis vendeve tona”, shtoi ai.

Kreu i shtetit të Etiopisë kujtoi përvojat e tij të tmerrshme të këtij konflikti të gjatë. Ai ka qenë pjesë e forcave ushtarake.

Ai thotë se krimet gjatë konfliktit, e nxitën për të kërkuar përfundimin e konfliktit kur ai mori postin e krytemsinistrit.

“Kam parë vëllezër që po vrisnin vëllezër në fushën e betejës. Ne e kuptuam se kombet tona nuk janë armiq dhe se përkundrazi ne ishim viktima të një armiku të përbashkët të quajtur varfëri”.

Ahmed, i cili mori pushtetin në prill 2018, gjithashtu bëri thirrje që të investohej në paqe duke theksuar se “duhet shumë pak për tu bërë një luftë, por duhet një komb për të ushqyer paqen “.

L.M

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar