Ende pa nisur samiti i NATO-s duket se vendet anëtare kanë sërish mosmarrëveshje. Një deklaratë e presidentit Makron që e cilësoi NATO-n klinikisht të vdekur, ka shkaktuar reagimin e presidentit amerikan Trump. Ai e cilësoi qëndrimin e kreut të Elizesë si tepër fyese për aleancën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë hodhi poshtë deklaratën e Makron-it,
Ende pa nisur samiti i NATO-s duket se vendet anëtare kanë sërish mosmarrëveshje. Një deklaratë e presidentit Makron që e cilësoi NATO-n klinikisht të vdekur, ka shkaktuar reagimin e presidentit amerikan Trump.
Ai e cilësoi qëndrimin e kreut të Elizesë si tepër fyese për aleancën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë hodhi poshtë deklaratën e Makron-it, i cili tha në muajin nëntor se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për aleancën, ka ardhur në ulje. Trump theksoi se NATO e ka përmbushur qëllimin e saj.
Duket se në prag të këtij samiti, tensione politike Franca ka pasur edhe me Turqinë, një nga superfuqitë ushtarake në botë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai do të kundërshtojë planin e Nato-s për mbrojtjen e rajonit të Baltik-ut nëse nuk e mbështet Turqinë për luftën e saj kundër grupeve kurde që i konsideron terroristë.
L.M
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *