Sulm terrorrist në urën e Londrës

28 vjecari, i cili vrau me thikë dy persona dhe plagosi tre të tjerë në një sulm terrorrist u qëllua për vdekje nga policia në Urën e Londrës, pasi u ndalua nga kalimtarët. Usman Khan, i dënuar në vitin 2012 për vepra terrorriste, u lirua me kusht në vitin 2018, pasi kishte kryer gjysmën e

28 vjecari, i cili vrau me thikë dy persona dhe plagosi tre të tjerë në një sulm terrorrist u qëllua për vdekje nga policia në Urën e Londrës, pasi u ndalua nga kalimtarët.

Usman Khan, i dënuar në vitin 2012 për vepra terrorriste, u lirua me kusht në vitin 2018, pasi kishte kryer gjysmën e dënimit të tij.

Viktimat në këtë sulm ishin Jack Merritt i diplomuari i Universitetit të Kembrixhit, dhe një ish-studente e universitetit.

Zv/Kancelari i universitetit të Kembrixhit Pofesori Stephen J Toope shprehu keqardhjen për ngjarjen që kishte ndodhur.

Sulmi filloi gjatë një konference për rehabilitimin e të burgosurve që po mbahej të premten pasdite në Sallën e Fishmongers, në skajin verior të Urës së Londrës.

Jack Merritt ndihmoi në drejtimin e konferencës që ishte për të burgosurit dhe studentët e cila kishte si qëllim zvogëlimin e keqtrajtimeve.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan u ndje krenar dhe falenderoi njerëzit e Londrës të cilët rrezikojnë sigurinë e tyre personale për të shpëtuar të tjerët”.

L.M

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar