Të paktën 1 miliard euro është vlera e bizhuterive të grabitura nga Kasaforta e Gjelbër në Dresden. Policia gjermane konfirmoi se kjo është grabitja më e madhe e historisë së pas luftës. Sipas “Bild”-it, kasaforta e ndodhur nën Urën e Augustit është hapur nga grabitësit në orën pesë të mëngjesit dhe njëkohësisht është bllokuar dhe
Të paktën 1 miliard euro është vlera e bizhuterive të grabitura nga Kasaforta e Gjelbër në Dresden. Policia gjermane konfirmoi se kjo është grabitja më e madhe e historisë së pas luftës.
Sipas “Bild”-it, kasaforta e ndodhur nën Urën e Augustit është hapur nga grabitësit në orën pesë të mëngjesit dhe njëkohësisht është bllokuar dhe sistemi i alarmit.
Grabitësit kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet një dritareje të vogël pikërisht në dhomën ku ishte vendosur pjesa më e madhe e thesarit.
Kasaforta e gjelbër është e famshme në të gjithë botën për thesarin artistik që mbart. Aty ka ar dhe gurë të çmuar, porcelan, vepra arti, objekte fildishi dhe shumë objekte të tjera të paçmueshme.
Banda e grabitësve kanë marrë bizhuteri historike, diamantë dhe gurë të cmuar, ndërsa objektet e tjera si vazo dhe piktura nuk janë prekur me dorë.
A.Q
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *