Disa ditë më parë Festivali i fundvitit në RTSH është bërë qendër e kritikave për shkak se thuhet se është parapercaktuar fituesi I këtij viti. Mirëpo këngëtari Erik Lloshi i cili nuk është pranuar në këtë festival nuk mund të rrinte pa folur mbi këtë cështje. I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH,
Disa ditë më parë Festivali i fundvitit në RTSH është bërë qendër e kritikave për shkak se thuhet se është parapercaktuar fituesi I këtij viti.
Mirëpo këngëtari Erik Lloshi i cili nuk është pranuar në këtë festival nuk mund të rrinte pa folur mbi këtë cështje.
I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.
“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku
H.S
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *