Redjan Rraja një nga autorët e atentatit në Durrës/ reagon Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ndalimit të Redjan Rrajes i cili dyshohet si një nga personat që mori pjesë në atentatin që iu bë prokurorit Artan Ndoja i cili mbeti i plagosur bashkë me dy shoqëruesit e tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, ku ky i fundit njihet ndryshe si Rrumi”, apo dhe si

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ndalimit të Redjan Rrajes i cili dyshohet si një nga personat që mori pjesë në atentatin që iu bë prokurorit Artan Ndoja i cili mbeti i plagosur bashkë me dy shoqëruesit e tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, ku ky i fundit njihet ndryshe si
Rrumi”, apo dhe si i “forti” i Shijakut.
Reagimi i Ramës në Twitter.
“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu”, tha Rama në një postim në Twitter.
Redjan Rraja, i cili është dhe nipi i deputetit Rrahman Rraja, njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë, u ndalua në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

L.S

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar