Në Universitetin e Tetovës do të përurohet vepra “MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA JONË” e historianit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar Jusuf Buxhovit. Në këtë vepër voluminoze, autori i plotëson me argumente të tjera disa nga tezat e shfaqura në “Kosovën” në tetë vëllime rreth ndërlidhjes së ilirëve me pellazgët dhe të rolit të
Në Universitetin e Tetovës do të përurohet vepra “MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA JONË” e historianit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar Jusuf Buxhovit.
Në këtë vepër voluminoze, autori i plotëson me argumente të tjera disa nga tezat e shfaqura në “Kosovën” në tetë vëllime rreth ndërlidhjes së ilirëve me pellazgët dhe të rolit të madh të Dardanëve e Dardanisë në formimin e perandorive të mëdha botërore: Trojës, Romës dhe të Bizantit me ç’rast ata shihen edhe si shtrat i qytetërimit antik.
Është ky rast i papërsëritshëm për t’u njohur me të vërtetën tonë në këto hapësira, të shtrembëruar me shekuj për qëllime politike nga pseudohistorianët rusë, serbë, bullgarë e grekë.
Përurimi do të bëhet ditën e sotme në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë dhe do të fillojë në orën 12:00.
B. Koro
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *