Kosova: “me ndarje dhe nënndarje gjeografike, me ndarje dhe nënndarje historike”

Nga Tirana në Morinë Nga Tirana në Prishtinë mbërrin shumë më shpejt se në Peshkopi. Nisemi nga Tirana në orën 7:00 dhe në orën 10:30 jemi në Prishtinë. Rruga është e mirë, ecën pa lodhje. Është e diel dhe sa ka nis të pikojë shi: një kohë e mirë për të udhëtuar.  Sapo futemi në

Nga Tirana në Morinë

Nga Tirana në Prishtinë mbërrin shumë më shpejt se në Peshkopi. Nisemi nga Tirana në orën 7:00 dhe në orën 10:30 jemi në Prishtinë. Rruga është e mirë, ecën pa lodhje. Është e diel dhe sa ka nis të pikojë shi: një kohë e mirë për të udhëtuar.  Sapo futemi në “Rrugën e Kombit” në çdo 10 metra, mes ndarëseve të rrugës deri në Prishtinë gjendet nga një flamur shqiptar. Habitem, sepse festat e fundvitit janë akoma shumë larg.  Në Kukës na thanë që është “20 vjetori i eksodit të kosovarëve”. Në Kukës pushuam në Luginën e Drinit të zi. Pas rreth gjysëm ore, nisemi për  Kosovë.

Në “Rrugën e Kombit” punohet akoma në disa vende, ku ose kanë rrëshqit dherat, ose ka dalë asfalti.  Jemi afër doganës dhe fillojnë e më kapin disa shqetësime: të njëjtat kur shkoj në Dibër të madhe. Përsijatëm dhe i kërkoj arsyes llogari: Pse duhet një kufi që ndan shqiptarët. Sigurisht që kufiri i Morinës ndan qy qytete: Kukësin dhe Prizrenin. Po kufiri i Bllatës, kë ndan? Ndan Dibrën në dy pjesë. Numri më i madh i pikave doganore në vendin tonë, nuk ndajnë dy popuj por një: shqipëtarët nga shqipëtarët.  Gjithësesi në Morinë janë të sjellshëm, na përshëndesin dhe na urojnë rrugë të mbarë, ndërsa në Dibër të madhe, shpesh nuk të lënë të kalosh: duan rryshfet dhe nuk të flasin shqip.

Gjithnjë më rravgon në tru një ide, sipas meje, absurd: kalova nga një vend shqipëtar në një vend shqipëtar.

Për në Kosovë, në tokat shqiptare

Për herët të parë në në jetën timë, më shfaqet para syve Kosova. Fushë, gjelbërim, rregull, këto janë fjalët të cilat mund ta përshkruajnë më sakt këtë vend. Në mënyrë të pavetëdijshme më kujtohen pamjet e luftës që i kam parë tek TVSH-ja në vitet 1998-1999. Rrekem të gjej ndonjë gjurmë të luftës, por më kot, pas 20 vjetësh gjithçka kan lulëzuar. Këtu qëndron madhështia e njeriut, rindërtimi, ecja përpara. Siç e përshkruante Sabato, tek “Njerëzit dhe Ingranazhet” kur trajtonte se njeriu është më i fuqishëm se tanku, sepse ai rindërton, edhe i vetëm pas lufte, Lufton për të ndërtuar botën. Ja, edhe kosovarët këtë kanë bërë: kanë mundur tankun.

Ecim, kalojmë tokat e Prizrenit, fshatrat janë anash rrugës, të grupuar tok. Ndërsa në mëndje më vijnë fshatrat tonë, ku shtëpitë mundohen dhe indërtojnë sa më largë njëri-tjetrit. Tek  sodis mundohem të shijoj gjithçka, por nuk i shmangem dot krahasimit të gjithëçkaje me vendin tonë.

Shtëpitë janë të ndërtuara thjeshtë dhe pa shumë salltanete, shumica janë të pa suvatuara dhe dykatëshe. Fshatrat ngrihen rrëzë kodrave, nje model tipik shqipëtar.

Prishtina, një metropol i strukturuar

Tashmë para nesh shfaqer Fushë-Kosova, e mandej prishtina. Madhështia e rigjallërimit të një qytetërimi. Zhytemi në të, dhe përhumbemi në metropol.

Është e dielë, paradite dhe rrugët janë thuajse bosh. Lokalet dhe baret janë të mbyllur. Ka shumë pak trafik dhe qyteti është i heshtur. Veç disa zhurma makinash dhe kambana e Katedrales e prishn heshtjen.  Në drekë njerëzit fillojnë të dalin dhe qyteti vjen e mbushet dinaz me kalimtarë. Zhurmat shtohen dhe kambana bie sërish, mandej fill përzihet më ezanin. Ky përfytirim të çon kudo nëpër Ballkan.

Ecim në këmbë nëpër qytet. Trotuaret janë te sakta dhe pa ngushtimet që iu bëhen nëpër Tiranë. Sheshi “Zahir Pajaziti” mbushet me kalimtarë dhe njerëz që takohen e flasin në rrugë.

Ajo që të bën përshtyje në kryeqytetin më të ri të Europës, është struktura e tij e saktë. Në qendër të qytetit ndodhet Kampusi Universitar, me Fakultetet përanash dhe Bibliotekën Kombëtare në mes. Ajo është e mbuluar me disa kupola të rrumbullakta bardhoshe, duke simbolizuar kështu plisin kosovar. Krahas këtij Kampusi gjendet katedralja “Nëna Terezë”, më tutje Sheshi “Zahir Pajaziti”, pak më poshtë “Neëborn”.  Më tej, ngjitur gjendet stadium “Fadil Vokrri”. Kështu i gjithë aktiviteti socio-kultuor zhvillohet në qendër të Prishtinës.

Përshtypje të bën edhe transporti i linjave urbane, i rregullt dhe me disa nga fatorinot femra, duke treguar kështu mos pasjen e paragjykimive në këtë qytet. Tabelat e rrugëve janë në dy gjuhë, shqip dhe serbisht.

Shija që të lë Prishtina është e pa shpjegueshme, komplekse si vetë Ballkani në tërësi. Me histori të ngatërruara, me një popull të vuajtur.

*Titulli, është marrë nga poezia e Bilal Xhaferrit me titull “Kosova”

Nga Alban Tufa

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar