Ditën e sotme në një seancë të Kuvendit për të miratuar Raportin e Veprimtarisë Vjetore të Instituit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, deputeti i partisë socialiste Spartak Braho, ka folur në lidhje me këtë Institutit. Sipas Brahos ky institut është shndërruar në institucion të Ballit Kombëtar dhe ka kërkuar shkarkimin e drejtorit ekzekutiv Agron
Ditën e sotme në një seancë të Kuvendit për të miratuar Raportin e Veprimtarisë Vjetore të Instituit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, deputeti i partisë socialiste Spartak Braho, ka folur në lidhje me këtë Institutit.
Sipas Brahos ky institut është shndërruar në institucion të Ballit Kombëtar dhe ka kërkuar shkarkimin e drejtorit ekzekutiv Agron Tufa.
Nga ana tjetër, Tufa sot feston ditëlindjen e tij të 52-të, dhe këtë e ka marrë si “dhuratë” dhe e ka postuar në profilin e tij në facebook.
“Miq të nderuar,
Dhuratën më të çmuar sot për ditlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash perfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!”
Z. Braho, e mori mandatin e deputetit pasi Saimir Tahiri hoqi dorë nga ky mandat.
Në CV-në e paraqitur nga KQZ për kandidatët e Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2017, Braho i ka mbaruar studimet për Gazetari në vitin 1974. Ndërsa në vitin 1981, ka marrë titullin “Jurist”.
Aktiviteti i shoqëror dhe politik i Brahos sipas CV-së daton në vitin 1991.
Përshtypje të bën fakti pse nuk është asnjë e dhënë për aktivitetin e deputetit Braho nga viti 1974 kur ka përfunduar studimet, deri ne vitin 1991 ku deklarohet së ai ishte pjesë e strukturave të Partisë Socialiste.
Para disa muajsh ish Ministri i Punëve të Brendshme z. Belul Celo, shkruante për z. Braho në një nga të përditshmet tona:
“Pergjigja me e mire drejtuar Spartak Brahos dhe cantes dhe shpirtit te tij te zi, eshte thirrja ime publike drejtuar te gjithe viktimave te hetuesise se Spartak Brahos, qe te bejne publike episodet famekeqe te torturave dhe dhunimeve te orkestruara dhe ekzekutuara prej tij, dhe te gjithe bashkepunetoreve te tij ne krim. Keshtu ndergjegjesohet dhe sherohet nje shoqeri ne demokraci, dhe ne kete menyre vendoset drejtesia e munguar ndaj krimeve te komunizmit. Hapja e dosjeve penale dhe transparenca e rolit te hetuesve te tipit Braho gjate diktatures, duhet te jete nje nga kapitujt kryesor te vetingut ne Shqiperi.
Une personalisht si pjese e diaspores ketu Amerike dhe ne kuader te vetingut do ta sensibilizoje dhe informoje shtetin Amerikan dhe institucionet e diplomacise Amerikane per krimet e padenuara te komunizmit, sepse Amerika eshte dhe do te jete aleati dhe ndima e madhe e pastrimit dhe demokratizimit te shoqerise shqiptare”
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, është miratuar nga Parlamenti shqiptar me vendim nr. 10242, të datës 25. 2. 2010, si Institucion Publik Qendror dhe i Pavarur, që gëzon statusin e personit juridik. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera.
Objektiv.al
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *