Djathi në vend të gurit, artisti që po ndërton murin me bulmet

Artisti i specializuar në veprat e bëra nga djathi shprehet se do të fillojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit Amerikë-Meksikë. COSIMO CAVALLARO shprehet  se muri gjigant i djathit do të ndërtohet në Tecate të Kalifornisë, 45 metra nga kufiri i vërtetë në Tecate të Meksikës. Ai punimin e tij e filloi me 200 blloqe

Artisti i specializuar në veprat e bëra nga djathi shprehet se do të fillojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit Amerikë-Meksikë.

COSIMO CAVALLARO shprehet  se muri gjigant i djathit do të ndërtohet në Tecate të Kalifornisë, 45 metra nga kufiri i vërtetë në Tecate të Meksikës.

Ai punimin e tij e filloi me 200 blloqe të bëra nga djathi ‘cotija’, dhe tha se do i nevojiten 8.800 blloqe të tjera për të përfunduar vizionin e tij.

“Një mur i djathit është diçka që unë kam dashur të bëj për 20 vjet. Kur të arrini një pengesë ose një kufi, ju doni të zgjeroni më tej”, tha Cavallaro për HuffPost.

“Kërkesa e Trump më dha një kontekst për këtë, ndikimin emocional”.

Ndërsa ndërtimin e ka nisur të hënën Cavallaro do të përpiqet të kompletojë murin deri ditën e enjten.

M. Kërçeli

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar