Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Basel të Zvicrës, ku u ther me thikë një 7-vjeçar nga një grua 75-vjeçare. Djali i vogël po kthehej nga shkolla ku është kapur nga gruaja e moshuar e cila e ka masakruar me thikë. Në lidhje me autoren ka folur qëradhënësi i saj,
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Basel të Zvicrës, ku u ther me thikë një 7-vjeçar nga një grua 75-vjeçare.
Djali i vogël po kthehej nga shkolla ku është kapur nga gruaja e moshuar e cila e ka masakruar me thikë. Në lidhje me autoren ka folur qëradhënësi i saj, i cili shprehet se gruaja jetonte e vetme dhe nuk sillte probleme, i kishte bërë përshtypje dhe fakti që në shtëpinë e saj vinte shpesh Policia dhe Prokuroria.
Sipas psikiatrit të gjykatës, Josef Sacsh mund të jenë dy hipoteza te cilat shpjegojnë krimin, për shkak se kishte shumë borxhe pa paguar, ose vrasja është e motivuar ideologjikisht.
Ne Basel të shtunën u zhvillua një marshim, ku qindra njerëz dënuan aktin makabër.
Ndërkoh lamtumira e fundit 7-vjeçarit iu dha në varrezat e Gjilanit.
G. Baçi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *