UEFA dënon racizmin që ndodhi në ndeshjen Mali I Zi – Angli Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka cilësuar racizmin ndaj lojtarëve të Anglisë nga tifozët e Malit të Zi “një fatkeqësi”. Mali i Zi është akuzuar për sjellje raciste nga UEFA pasi disa lojtarë të Anglisë, duke përfshirë Raheem Sterling, Danny Rose dhe
UEFA dënon racizmin që ndodhi në ndeshjen Mali I Zi – Angli
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka cilësuar racizmin ndaj lojtarëve të Anglisë nga tifozët e Malit të Zi “një fatkeqësi”.
Mali i Zi është akuzuar për sjellje raciste nga UEFA pasi disa lojtarë të Anglisë, duke përfshirë Raheem Sterling, Danny Rose dhe Callum Hudson-Odoi, ishin objektivi i racizmit në ndeshjet kualifikuese te Euro 2020.
“Kjo është një fatkeqësi”, u tha Ceferin gazetarëve në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës të Klubeve Europiane në Amsterdam
“Nuk mund të them më, sepse tani është çështje e komitetit tonë disiplinor, por nuk mund të besoj se këta njerëz ende ekzistojnë”.
Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit Theresa May tha se ai kërkoi që UEFA të merrte “veprim të fortë dhe të shpejtë”, duke e quajtur racizmin “të neveritshëm dhe krejtësisht të papranueshëm”
Raheem Sterling , i cili më parë ka folur kundër racizmit këtë sezon, bëri thirrje për ndalimin e ndeshjeve në këtë stadium pas abuzimit.
Rregullat e organit drejtues të futbollit evropian pohojnë se nëse mbështetësit angazhohen në sjellje raciste atëherë “shoqata anëtare ose klubi përgjegjës dënohet me një minimum të mbylljes së pjesshme të stadiumit”.
Neni 14 gjithashtu thekson se masat disiplinore shtesë mund të vendosen varësisht nga situata, ndërkohë që “masat disiplinore mund të kombinohen me direktiva specifike që synojnë trajtimin e sjelljes së tillë”.
Gareth Southgate konfirmoi se Anglia do të raportojë abuzimin menjëherë pas ndeshjes , pasi konfirmoi se dëgjoi mbrojtësin e Tottenhamës, Danny Rose, të abuzuar pas një zëvendësimi në minutën e 93-të.
Callum Hudson-Odoi gjithashtu nguli këmbë që të dëgjoheshin tifozët vendas.Por trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakoviç këmbënguli që ai të mos dëgjonte ndonjë këngë raciste që synonte lojtarët e Anglisë.
Mali i Zi gjithashtu përballet me akuza lidhur me shqetësimet e turmave, hedhjen e objekteve, ngritjen e fishekzjarreve dhe bllokimin e shkallëve në Stadiumin Gradski.
UEFA tha se rasti do të dëgjohet nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në 16 maj, përpara raundit tjetër të ndeshjeve kualifikuese në Qershor. Ndeshja e ardhshme e Malit të Zi do të jetë gjithashtu në shtëpi kur ata të përballen me Kosovën më 7 Qershor.
K. Maxhari
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *