Bashkia e Lezhes ka dale me reagim zyrtar pas ngjarjes se ndodhur gjate nates, kur persona ende te paidentifikuar qelluan me arme zjarri godinen e njesise Administrative te Blinishtit ne kete qytet. Gazetari i “Panorama” ben me dije se ngjarja ka ndodhur gjate nates, nga persona qe ende nuk jane te identifikuar. Reagimi i Bashkise
Bashkia e Lezhes ka dale me reagim zyrtar pas ngjarjes se ndodhur gjate nates, kur persona ende te paidentifikuar qelluan me arme zjarri godinen e njesise Administrative te Blinishtit ne kete qytet.
Gazetari i “Panorama” ben me dije se ngjarja ka ndodhur gjate nates, nga persona qe ende nuk jane te identifikuar.
Reagimi i Bashkise Lezhe
Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës së shkuar ku është qëlluar me armë zjarri disa herë nga jashtë në një distatancë të papërcaktuar, godina e Njësisë Administrative Blinisht.
Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Fran Frrokaj, u ngrit menjëherë një grup punë, nga i cili pas verifikimit deklarohet se, kjo ngjarje nuk ka asnjë prapavijë në lidhje me shërbimin e administratës.Nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit, saktësojmë se nuk është dokumentuar asnjë ankesë e banorëve të kësaj zone që mund të krijojë indicie për ngjarje të tilla në raport me shërbimet që ofron administrata. Nga inventari brenda godinës, rezulton që nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje, që cënon rendin , shërbimin administrativ dhe publik.
XH.ZOGU
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *