Sistemi i mbrojtjes sociale, ekspertët: Të moshuarit i kanë plotësuar detyrimet me kontribute

Pensionistët, të punësuarit në bizneset e familjes dhe punonjësit shtëpiakë nuk duhet të paguajë sigurime shoqërore. Ekspertët e fushës deklarojnë se kjo mund të ketë një kosto për buxhetin por sjell të mira sociale dhe ekonomike për këtë kategori. Pensionistët, punëtorët e shtëpive dhe ata që punojnë në bizneset e familjarëve nuk duhet të paguajnë sigurime

Pensionistët, të punësuarit në bizneset e familjes dhe punonjësit shtëpiakë nuk duhet të paguajë sigurime shoqërore. Ekspertët e fushës deklarojnë se kjo mund të ketë një kosto për buxhetin por sjell të mira sociale dhe ekonomike për këtë kategori.

Pensionistët, punëtorët e shtëpive dhe ata që punojnë në bizneset e familjarëve nuk duhet të paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Një grup ekspertësh kanë prezantuar sot raportin me një studim mbi këto kategori, duke e parë si të panevojshme dhe të dëmshme për ta këto pagesa. Autori i studimit, Zaim Bajraktari deklaroi se kjo mund të ketë një kosto për buxhetin e shtetit, por sjell përfitime sociale dhe ekonomike për këto kategori.


Ndërkaq, Arben Malaj, u shpreh se ky propozim duhet të parashtrohet në Kuvend në mënyrë që të shqyrtohet e të implementohet në ligj nëse ligjvënësit e marrin në konsideratë.

“Për mua rruga më e mirë për shoqatat dhe për qendrat kërkimore-shkencore duhet të jetë Parlamenti, pasi burokracia në qeveri është e gjatë dhe e vështirë. Shpesh herë qendrat kërkimore-shkencore na kërkojnë asistencë për buxhetin, por ju kujtoheni për buxhetin kur mbërrin në parlament.”

 


/L.Trupja/
ledi

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar