“Virtuozi” nga Berati që u tall me dy TV më të mëdha në vend

“Virtuozi” nga Berati që u tall me dy TV më të mëdha në vend

Artist fallco i çmendur pas rrjeteve sociale, Edlir Reka mund të jetë çfarë të dojë, por talenti i tij i sigurtë është ai i një mashtruesi virtuoz. Djali i etur për famë arriti të mashtrojë,duke futur në kurth dy emisionet e pasdites “Ftesë në 5” dhe “Pasdite me Rudinën” duke u hequr si një piktor

Artist fallco i çmendur pas rrjeteve sociale, Edlir Reka mund të jetë çfarë të dojë, por talenti i tij i sigurtë është ai i një mashtruesi virtuoz. Djali i etur për famë arriti të mashtrojë,duke futur në kurth dy emisionet e pasdites “Ftesë në 5” dhe “Pasdite me Rudinën” duke u hequr si një piktor me famë botërore, që kishte ekspozuar nga Moska në Berlin dhe verprat e të cilit ruheshin në muzetë më të mëdha ndërkombëtare, si ai i artit modern në Moskë.

Gënjeshtrat skandaloze me kopjime të veprave të autorëve të huaj që gjendeshin në Instagramin e tij, iu servirën publikut nga Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari si suksese të një artisti të shquar me famë botërore.

Por, pasi kishte dalë në Top Channel, Edlir Reka u bë vip dhe e provoi fatin edhe tek Rudina Magjistari. Aty mesazhet shpërthyen dhe u kuptua se “vepra e tij” e ekspozuar në Moskë ishte një mashtrim me fotoshop origjinali i të cilit i përkiste një piktori kanadez.

/D.Duraku/

bieta

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar