Shtatë minatorë mbetën të plagosur ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi pjesën perëndimore të Polonisë. Autoritetet vendase u angazhuan në një operacion shpëtimi për të nxjerrë nga rrënojat minatorin e bllokuar nëntokë. Shtatë minatorët e plagosur ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Kur tërmeti goditi zonën, në
Shtatë minatorë mbetën të plagosur ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi pjesën perëndimore të Polonisë. Autoritetet vendase u angazhuan në një operacion shpëtimi për të nxjerrë nga rrënojat minatorin e bllokuar nëntokë. Shtatë minatorët e plagosur ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Kur tërmeti goditi zonën, në minierën Rudna ndodheshin 32 minatorë . Sipas Institutit të Sizmiologjisë, lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 4.6 në një thellësi 770 metra nën tokë. Miniera Rudna ka filluar punën për herë të parë në vitin 1974 dhe është një nga minierat më të mëdha të bakrit në Evropë, duke nxjerrë mesatarisht 12 milionë ton minerale në vit.
Në vitin 2016, një tjetë tërmet 4.4 ballë bëri që 8 minatorë të humbisnin jetën pasi u bllokuan nëntokë.
//T.Mazreku//
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *