Një grua 53 vjeçare kaloi tre ditë e bllokuar në një ashensor në shtëpinë e pronarit të saj miliarder. Ngjarja ndodhi ditën e premte në qytetin e Manhattan-it. Pronarët e shtëpisë ishin larguar për një pushim të shkurtër fundjave dhe vetëm pas kthimit të tyre zbuluan se Maritez Fortaliza kishte mbetur e bllokuar midis katit
Një grua 53 vjeçare kaloi tre ditë e bllokuar në një ashensor në shtëpinë e pronarit të saj miliarder. Ngjarja ndodhi ditën e premte në qytetin e Manhattan-it.
Pronarët e shtëpisë ishin larguar për një pushim të shkurtër fundjave dhe vetëm pas kthimit të tyre zbuluan se Maritez Fortaliza kishte mbetur e bllokuar midis katit të dytë e të tretë.
Pasi u shpëtua nga zjarrfikësit, ajo u dërgua në spital ku u trajtua për dehidratim.
Shtëpia është në pronësi të Warren Stephens, kryetari i firmës financiare Stephens Inc, e cila sipas revistës Forbes, ka një vlerë rreth 2/6 biliardë dollarë.
Frank Thomas, zëvëndës presidenti i kompanisë Stephen Inc, në një deklaratë për shtyp u shpreh se incidenti ishte nën hetim e sipër dhe se do të merreshin masat e duhura që një ngjarje e tillë të mos përsëritej më.
Zoti Thomas u shpreh se zonja Fortaliza ka qenë një punonjëse mjaft e vlerësuar dhe e dashur për familjen Stephens për plot 18 vite.
Nuk munguan edhe deklaratat nga vetë anëtarët e familjes, të cilët u shprehën se ndiheshin të lehtësuar dhe mirënjohës që Fortaliza gëzontë shëndet të plotë.
Një inspektor ndërtimesh i një departamenti të New York-ut , u paraqit në ndërtesën ku ndodhi ngjarja ditën e sotme, por nuk u lejua të futej brenda.
Sipas gazetës The New York Times, në muajin korrik, ashensorit i ishin bërë inspektimet e nevojshme, sipas të cilave nuk rezultonte të kishte asnjë problem.
Përshtati nga news.sky.com: B.H
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *