ARRSH ka informuar mbi situatën e motit, nisur nga kushtet e përmirësimit gjatë 24 orëve të fundit në segmenetet rrugore në pjesën më të mirë të vendit dhe akset të cilat janë të kalueshme me zinxhirë,në zonat malore në rajonin verior dhe në jug të vendit. Nisur nga situata e motit të paraqitur gjatë 24 orët e fundit
ARRSH ka informuar mbi situatën e motit, nisur nga kushtet e përmirësimit gjatë 24 orëve të fundit në segmenetet rrugore në pjesën më të mirë të vendit dhe akset të cilat janë të kalueshme me zinxhirë,në zonat malore në rajonin verior dhe në jug të vendit.
Nisur nga situata e motit të paraqitur gjatë 24 orët e fundit ku reshjet e dëborës janë ndërprerë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën një pasqyrim ku tregon gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të ARRSH, situata e motit është përmirësuar dhe akset kryesore në të gjithë vendin janë të kalueshme dhe qarkullimi bëhet normalisht , pasi nuk ka rrugë të bllokuara.
Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe monitorimin e tyre.
Ndërkohë bëhet e ditur se sa i përket zonave malore në Rajonin Jugor, qarkullimi rekomandohet të bëhet pjesërisht me zinxhir vetëm në: Km/Boboshtice – Dardhe, në 5 km e fundit.
Sa i përket rajonit Verior, ARRSH përmend si akse që duhen të qarkullohet me zinxhir Ura e Cerenecit-Steblevë, 15 km e fundit te aksit dhe kryqëzimin Domaj-Draj Reç.
XH.ZOGU
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *