5 avionë të NATO-s fluturojnë nesër në qiellin e Tiranës

5 avionë të NATO-s fluturojnë nesër në qiellin e Tiranës

Qielli i Tiranës do të vizitohet nesër nga avionët e NATO-s. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila njofton se Komandanti i NATO-s, Gjeneral Wolters do të vijë në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës. Xhaçka shkruan: Nesër do kemi në Ministrinë

Qielli i Tiranës do të vizitohet nesër nga avionët e NATO-s. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila njofton se Komandanti i NATO-s, Gjeneral Wolters do të vijë në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës.

download

Xhaçka shkruan:

Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Wolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për super investimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike.

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar