Asteroidi ‘Apophis’ mund të godasë Tokën, përplasja vdekjeprurëse mund të ndodhë në vitin 2068

Asteroidi ‘Apophis’ mund të godasë Tokën, përplasja vdekjeprurëse mund të ndodhë në vitin 2068

Asteroidi “Apophis” me diameter 370m i  zbuluar në vitin 2004 ka marrë vëmëndjen e  shkenctarëve që tregojnë mundësinë e një takimi të asteroidit me tokën ndoshta dhe më herët, në 13 prill të vitit 2036. Sipas “The Sun” asteroidi  vrastar do të kalojë disa herë pranë tokës gjatë këtij shekulli, por kalimi më i rrezikshëm

Asteroidi “Apophis” me diameter 370m i  zbuluar në vitin 2004 ka marrë vëmëndjen e  shkenctarëve që tregojnë mundësinë e një takimi të asteroidit me tokën ndoshta dhe më herët, në 13 prill të vitit 2036.

2

Sipas “The Sun” asteroidi  vrastar do të kalojë disa herë pranë tokës gjatë këtij shekulli, por kalimi më i rrezikshëm dhe ndoshta i fundit i tij do të jetë në vitin 2068.

Shkencëtarët rusë mendojnë se “Apophis 99942”, mund të godasë tokën me shpejtësi 15,000 milje në orë. Ata janë të bindur se përplasja vdekjeprurëse e asteroidit do të ndodhë në vitin 2068 por sipas Nasa-s “Apophis” ka mundësi 1 në 250.000 të përplaset me planetin tonë.

Asteroidi “Apophis” me diameter 370m është një prej atyre trupave qiellorë që kanë tërhequr interesin publik që kur u zbulua në vitin 2004. Teknikat kompjuterike të përditësuara dhe të dhënat e reja, tregojnë mundësinë e një takimi me tokën ndoshta dhe më herët, në 13 prill të vitit 2036. Shkëmbi i madh hapësinor, në vitin 2029 do të kalojë serish në më pak se një të dhjetën e distancës mes Tokës dhe Hënës, më afër se disa prej satelitëve tanë.

NASA fillimisht ka vlerësuar se energjia që “Apophis” do të lëshojë mbi tokë në rast impakti, është e barabartë me 1480 megaton, 114,000 herë me shumë se energjia e derivuar nga “Little Boy”.

E.RAMI

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar