Para disa ditësh, gjatë një shëtitjeje me prindërit e tij në Tolan, Magala në Spanjën Jugore ra në një pus nafte Juleni i vogël. Prej 11 ditësh vogëlushi gjendet në pusin e errët, nuk dihet nëse ka mbjetuar. Ditët e para kishte shumë shpresa se Juleni kishte mbjetuar por sa më shumë kohë ka kaluar
Para disa ditësh, gjatë një shëtitjeje me prindërit e tij në Tolan, Magala në Spanjën Jugore ra në një pus nafte Juleni i vogël.
Prej 11 ditësh vogëlushi gjendet në pusin e errët, nuk dihet nëse ka mbjetuar. Ditët e para kishte shumë shpresa se Juleni kishte mbjetuar por sa më shumë kohë ka kaluar shpresat e tij se mund t’ia ketë dalë janë të pakta.
Mësohet se minatorët specialë janë duke u përgatitur për të lidhur boshtin me vendin ku ndodhet dy vjeari dhe se ata ndodhen 4 metra larg vendit ku ra vogëlushi.
Qindra njerëz janë në vend për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit dhe shumë kompani kanë dhuruar paisje të specializuara.
Mësohet se minatorët janë një orë larg për të zbuluar nëse dy vjeçari ka mundur t’ia dali të mbjetojë.
Arsyeja e zgjatjes së këtij misioni ka qënë vështirsia e terrenit. Për shkak të tij, minatorët janë detyruar të bëjnë dy shpërthime të vogla.
Ndërsa prindërit e Julenit janë në gjendje të rënduar psikologjike. Para një viti çiftit ju ka vdekur një fëmijë tre vjeçar nga zemra papritur, ndërsa lunate buzë liqenit.
Nëse Juleni i vogël nuk del gjallë nga ai pus kjo do të jetë tragjedia e dytë për familjen e të voglit.
Gentjana Baçi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *