Institucionet shtetërore kanë filluar të shtojnë shërbimet online. Një ndër këto institucione është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas Monitor.al: “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2018 pohon se ka ofruar një sërë shërbimesh për tatimpaguesit, individët dhe institucionet publike, si në rrugë elektronike, ashtu edhe në sportele, pa asnjë kosto dhe në
Institucionet shtetërore kanë filluar të shtojnë shërbimet online. Një ndër këto institucione është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Sipas Monitor.al: “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2018 pohon se ka ofruar një sërë shërbimesh për tatimpaguesit, individët dhe institucionet publike, si në rrugë elektronike, ashtu edhe në sportele, pa asnjë kosto dhe në çdo kohë “.
Në bazë të të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar, janë dhënë 626,956 vërtetime online përmes e-Albania nga Administrata Tatimore gjatë periudhës janar-dhjetor 2018 për subjektet dhe individët e interesuar. Pjesën më të madhe të vërtetimeve online e zënë vërtetimet për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, por edhe për pagesa detyrimesh.
Ofrimi i shërbimeve online ka bërë që të reduktohen rradhë t e gjata në institucion dhe ka rezultuar pozitive në përshpejtimin e proçedurave. Gjatë vitit 2018 janë dhënë 41,153 vërtetime online në krahasim me 2017 që ka dhënë 250,000 vërtetime nëpër sportele.
Administrata Tatimore ofron marrjen e shërbimeve përmes portalit e-Albania, në çdo moment dhe me sa më pak kosto shtesë për publikun.
A.Kullolli
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *