Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se opozita do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe zhvillimin e tyre njëkohësisht me ato parlamentare. I ftuar në “Arena” në Ora News, Shehi tha se do të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve vendore. “Opozita e dy-tre viteve të fundit ka bërë kthesa të papritura, dalje
Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se opozita do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe zhvillimin e tyre njëkohësisht me ato parlamentare.
I ftuar në “Arena” në Ora News, Shehi tha se do të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve vendore.
“Opozita e dy-tre viteve të fundit ka bërë kthesa të papritura, dalje nga parlamenti, hyrje në Parlament, të cilat i kanë dëmtuar shumë imazhin. Zoti Basha ka propozuar një linjë të re politike, të ndryshme nga ajo e para. Që unë mendoj se është e duhura. Do të bëjmë luftë inekstreme që të rrëzojmë zotin Rama. Këtë radhë do të na shikojnë shumë. E dyta, jo shkëmbimi i pushtetit me demonstrata. Në demokraci pushteti bëhet nëpërmjet votës. Ne mendojmë që zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të shtyhen në fund të vitit. Të krijohet një qeveri tranzitore që të marrë përsipër dy-tre detyra. E para, reformimi i zgjedhjeve, e dyta të përmirësojë atmosferën e zgjedhjeve”, u shpreh Dashamir Shehi.
XH.Z
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *