Zhani Ziçishti, aktori i cili çuditërisht ka interpretuar më së shumti role negative, spiunë, fashistë, gjermanë,arriti të krijonte një portret tërësisht të veçantë në teatrin dhe kinematografinë shqiptare. Edhe pse numëron 87 role në teatër, ato që e bënë të njohur ishin rolet në filmat artistikë të ish-Kinostudios. Rolet negative aktori i zgjidhte vetë. “Këto
Zhani Ziçishti, aktori i cili çuditërisht ka interpretuar më së shumti role negative, spiunë, fashistë, gjermanë,arriti të krijonte një portret tërësisht të veçantë në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.
Edhe pse numëron 87 role në teatër, ato që e bënë të njohur ishin rolet në filmat artistikë të ish-Kinostudios.
Rolet negative aktori i zgjidhte vetë. “Këto role ke mundësi t’i mbushësh me mish, kurse ato pozitive ishin shumë skematike”, thotë ai. U bën vite që Zhani Ziçishtin nuk e shohim më me role të reja.
Sot është 79 vjeç, por vitet janë treguar bujare me të. Përpiqet ta mbajë veten në aktivitet të vazhdueshëm dhe të mos lëshohet në “hallet” e moshës. Merr pjesë vazhdimisht në aktivitete bamirësie dhe të atyre të njerëzve në nevojë.
/D.Duraku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *