Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lejuar presidentin Donald Trump të zbatojë politikën e tij të ndalimit të transgjinorëve nga shërbimi ushtarak. Gjykata votoi me 5 vota pro dhe 4 kundër, për t’i dhënë “dritën jeshile” kërkesës së administratës “Trump” që të hiqte urdhrat bllokues ndaj politikës së tij teksa sfidat ligjore
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lejuar presidentin Donald Trump të zbatojë politikën e tij të ndalimit të transgjinorëve nga shërbimi ushtarak.
Gjykata votoi me 5 vota pro dhe 4 kundër, për t’i dhënë “dritën jeshile” kërkesës së administratës “Trump” që të hiqte urdhrat bllokues ndaj politikës së tij teksa sfidat ligjore vijojnë në gjykatat më të ulëta.
Të katër gjykatësit liberalë të Supremes votuan kundër në këtë vendim, por shumica konservatore triumfoi.
Politika në fjalë e shefit të Shtëpisë së Bardhë ndalon “personat transgjinorë, që kërkojnë apo i janë nënshtruar ndryshimit të gjinisë” nga të shërbyerit në ushtri.
Presidenti e njoftoi në Twitter gjatë vitit 2017, faktin që vendi i drejtuar prej tij “nuk do të pranojë apo lejojë më” amerikanët transgjinorë që të shërbejnë në ushtri, duke cituar “kostot e jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarjen” si arsye.
Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis e ripërkufizoi politikën duke e limituar atë vetëm për individët transgjinorë me një histori disforie (parehatie) gjinore, apo kur seksi biologjik i individit dhe identiteti nuk përputheshin.
Ai tha se politika e re do të bënte përjashtime për disa qindra persona transgjinorë, të cilët ose shërbejnë aktualisht, ose dëshirojnë të shërbejnë “në seksin e tyre biologjik”.
Aktualisht numërohen rreth 8.980 trupa transgjinorë në detyrë, sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes, të analizuara nga një organizatë jofitimprurëse e politikave publike, “Palm Center”.
//N.Dragoti//
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *