Kryeministri Rama u betua mbrëmjen e kësaj të marte pranë Presidentit Meta, duke marrë kështu zyrtarisht edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, për të cilën u votua dy ditë më parë në Parlament. Ceremonia e mbajtur ishte mjaft e shkurtër dhe jo mediatike. Rama hyri në selinë e Presidencs rreth orës 19:00 dhe doli 10
Kryeministri Rama u betua mbrëmjen e kësaj të marte pranë Presidentit Meta, duke marrë kështu zyrtarisht edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, për të cilën u votua dy ditë më parë në Parlament.
Ceremonia e mbajtur ishte mjaft e shkurtër dhe jo mediatike.
Rama hyri në selinë e Presidencs rreth orës 19:00 dhe doli 10 minuta më pas, gjë që la të kuptohet se takimi ka qenë strikt në aspektin formal dhe protokollar, por asgjë më shumë sesa kaq.
Rama e mori vetë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, pasi Presidenti Meta refuzoi kandidaturën e Gent Cakajt, gjë që solli edhe një përplasje institucionale mes tyre, arsye për të cilën kryeministri ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
/J.Spaho/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *