Sherr në PD pas dorëheqjes së Salianjit

Në mbështetje të Ervin Salianjit, pas dorëheqjes së tij nga funksionet në parti, kanë dalë disa deputetë të Partisë Demokratike. Një prej tyre është Myslim Murrizi, i cili sulmon kryesinë dhe sekretarin e dalë nga Këshilli Kombëtar i PD dhe e quan procesin të sajuar. Partia Demokratike është përfshirë nga tensionet dhe përçarjet, pas votimeve të

Në mbështetje të Ervin Salianjit, pas dorëheqjes së tij nga funksionet në parti, kanë dalë disa deputetë të Partisë Demokratike. Një prej tyre është Myslim Murrizi, i cili sulmon kryesinë dhe sekretarin e dalë nga Këshilli Kombëtar i PD dhe e quan procesin të sajuar.

murrizi

Partia Demokratike është përfshirë nga tensionet dhe përçarjet, pas votimeve të fundit
për Kryesinë e re. Një prej të revoltuarve është deputeti Myslim Murrizi, që ka reaguar pas vendimit të Ervin Salianjit për t’u tërhequr nga posti që mbante deri më tani në PD si Sekretar i grupit parlamentar demokrat . Salianji tha se tërhiqej nga postet në parti pasi numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar e nxori atë jofitues për vetëm një votë, ndërsa shtoi se po vendoste një standard në këtë aspekt, në një kohë kur në vendin tonë dorëheqjet pas humbjeve janë koncept i panjohur.

salianji murrizi

Megjithatë, në mbështetje të Salianjit kanë dalë disa deputetë. Një prej tyre është deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi i cili “shpërthen” në akuza ndaj Bashës, ndërsa procesin e votimit në Këshillin Kombëtar e konsideron farsë. Ai thotë më tej se Kryesia e re e PD, por edhe drejtuesit e sekretariateve nuk e njohin partinë pasi e dinë atë si konferencat e shtypit apo hotelet luksoze të Tiranës, pa u përballur asnjë ditë të vetme me elektoratin apo terrenin.

/R.Bakalli/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar