Mërgim Mavraj nuk po gjen qetësi në karrierën e tij sportive gjatë viteve të fundit, teksa një tjetër incident e ka shoqëruar në ditët e para të transferimit të tij te skuadra e Bundesligës 2, Ingolstadt. Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka pësuar një frakturë në dorë, duke iu nënshtruar menjëherë një operacioni, i
Mërgim Mavraj nuk po gjen qetësi në karrierën e tij sportive gjatë viteve të fundit, teksa një tjetër incident e ka shoqëruar në ditët e para të transferimit të tij te skuadra e Bundesligës 2, Ingolstadt.
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka pësuar një frakturë në dorë, duke iu nënshtruar menjëherë një operacioni, i cili ka shkuar me sukses, por nuk dihet ende se sa kohë do ta mbajë futbollistin jashtë fushave të lojës.
Pasi u la jashtë skuadrës së Hamburgut për disa muaj, Mavraj u transferua në fund të verës te grekët e Arisit, por qëndroi atje deri në muajin Dhjetor, për t’u rikthyer në Gjermani, te Ingolstadti.
/J.Hasa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *