Divorci i dy yjeve hollivudianë ngjason si luftë. Pas përplasjeve të shumta që Angeline Jolie dhe Brad Pitt kanë pasur gjatë divorcit të tyre të stërgjatë, së fundmi ata kanë pasur një mosmarrëveshje të re në lidhje me fëmijët e tyre. Shkak është bërë fakti që Jolie ka zgjedhur që fëmijët të dilnin për të
Divorci i dy yjeve hollivudianë ngjason si luftë. Pas përplasjeve të shumta që Angeline Jolie dhe Brad Pitt kanë pasur gjatë divorcit të tyre të stërgjatë, së fundmi ata kanë pasur një mosmarrëveshje të re në lidhje me fëmijët e tyre.
Shkak është bërë fakti që Jolie ka zgjedhur që fëmijët të dilnin për të bërë pazar të shoqëruar nga një truprojë, ndërkohë që këtë punë fare mirë mund ta bënte babai i tyre. Burime pranë Brad Pitt kanë bërë të ditur që aktori është xhindosur nga ky vendim i ish-bashkëshortes.
“Pjesa më e keqe e divorcit për Brad-in nuk ishte humbja e Angelina-s, por pamundësia për të parë fëmijët çdo ditë. Ai është i mërzitur që nuk mund të ketë një rol më të madh në rritjen e fëmijëve dhe nuk i pëlqen që fëmijët të kalojnë shumë kohë me truprojat dhe asistentët e Jolie dhe që ai nuk i takon. Brad nuk e pëlqen idenë që fëmijët e tij kalojnë kaq shumë kohë me të panjohur”, është shprehur burimi.
/N.Dragoti/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *