2018 ka qënë vit i suksesshëm sipas Ministrit Ahmetaj

2018 ka qënë vit i suksesshëm sipas Ministrit Ahmetaj

Në një konferencë për shtyp, Ministri Ahmetaj tha se Shqipëria tashmë, sipas shifrave jo të qeverisë, por sipas institucioneve të besueshme ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon. “Opozita ka gjetur një mënyrë të gabuar për betejën e saj, 11.123 biznese të reja janë hapur në 2018. Është një vit record me 1 mld

Në një konferencë për shtyp, Ministri Ahmetaj tha se Shqipëria tashmë, sipas shifrave jo të qeverisë, por sipas institucioneve të besueshme ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

“Opozita ka gjetur një mënyrë të gabuar për betejën e saj, 11.123 biznese të reja janë hapur në 2018. Është një vit record me 1 mld euro investime të huaja”- tha Ahmetaj.

Që nga viti 2013 Shqipëria ka pësuar vetëm rritje në ekonomi, borxhi është rreth 10% më i ulët se në 2013-ën dhe sfida tjetër e qeverisë është ulja e varfërisë.

Ahmetaj gjithashtu premtoi se do të nënshkruajë edhe këstin e radhës për ish-të përndjekurit politik.

download (1)

Qeveria “Rama2” nuk krijoi një borxh, por lehtësoi qytetarët nga borxhi.

Ministri përpara gazetarëve foli për rritjen ekonomike, ku shifrat nuk sfidohen dot.

“Papunësia është ulur në nivel historik ,12.2%.  Konsumi qytetar ka ardhur duke u rritur dhe ka ende shumë punë për të bërë, që të ulet varfëria”, u shpreh Ahmetaj.

 

/G.Asllani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar