Nëna e Anxhelinës, 29 vjeçares e cila u vra në mënyrë makabre nga i ati, Aleko Petro, në Greqi, ka folur për emisionin ” Dritare me Rudinën”. Ajo është shprehur se Aleko e trajtonte të bijën si skllave dhe sipas saj, vrasja ka qenë e planifikuar. “Punonte, kishte mbaruar shkollën, jetonte me dikë që donte.
Nëna e Anxhelinës, 29 vjeçares e cila u vra në mënyrë makabre nga i ati, Aleko Petro, në Greqi, ka folur për emisionin ” Dritare me Rudinën”. Ajo është shprehur se Aleko e trajtonte të bijën si skllave dhe sipas saj, vrasja ka qenë e planifikuar.
“Punonte, kishte mbaruar shkollën, jetonte me dikë që donte. Por ai nuk e lejonte. I ka bërë me planifikim, se të hapësh gropën dhe ta fusësh në qeskë. Vajza jetonte me kumbarën dhe jetonte me atë djalin. Por ai nuk i lejonte, e donte si skllave vajzën time,” – tha ajo.
Kur është pyetur për njerzit e Alekos ajo ka thënë se ishin të mirëpritur gjithmonë për të takuar Anxhelinën dhe mund ti qëndrojnë pranë për ta përcjellë të renë në banesën e fundit.
“Njerëzit e burrit e duan, le të vijnë, nuk i mohoj ata, s’kanë lidhje me atë që bëri ai. Kanë ndenjur 15 vjet,” – shtoi ajo.
/J.Spaho/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *