Pasioni për gjuetinë i ka kushtuar jetën një 36-vjeçari në qytetin e Elbasanit. Ardi Bodurri kishte dalë me shokët për gjah, kur u qëllua për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të natës në fshatin Mjekës të qytetit të Elbasanit. Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë se i riu u qëllua
Pasioni për gjuetinë i ka kushtuar jetën një 36-vjeçari në qytetin e Elbasanit. Ardi Bodurri kishte dalë me shokët për gjah, kur u qëllua për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të natës në fshatin Mjekës të qytetit të Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë se i riu u qëllua aksidentalisht nga shokët e tij, në rrethana ende të paqarta. Ai mësohet se u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Bodurri ishte babai i dy fëmijëve dhe punonte pranë Shërbimit Pyjor të Elbasanit.
Për ngjarjen e rëndë është ngritur një grup hetimor, ndërsa mësohet se në polici janë shoqëruar personat me të cilët ndodhej viktima. Trupi i pajetë i Bodurrit u dërgua në morgun e spitalit dhe pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
/F.Kordalli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *