Nano: Nëna e Skënderbeut me origjinë serbe

Mustafa Nano duket se ua njeh mirë “telat” shqiptarëve. Kur vjen puna për të provokuar ai di shumë mirë se si  të sillet. Deklarata e tij për origjinën sllave të nënës së Skënderbeut ngjalli shumë debate në muajt  e shkuar. Kishte debate që u shoqëruan me tone të nxehta, deri në fyerje nga të dyja

Mustafa Nano duket se ua njeh mirë “telat” shqiptarëve. Kur vjen puna për të provokuar ai di shumë mirë se si  të sillet.

Deklarata e tij për origjinën sllave të nënës së Skënderbeut ngjalli shumë debate në muajt  e shkuar. Kishte debate që u shoqëruan me tone të nxehta, deri në fyerje nga të dyja palët. Pavarësisht këtyre Nano nuk e mohon dhe vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij.

“Dhe unë vijoj t’i qëndroj atij mendimi. Nëna e Skënderbeut ka qenë me origjinë serbe, ose, që t’i afrohemi ‘bombës’ ngadalë-ngadalë, le të themi që ajo ka qenë sllave. Dhe kjo është një gjë që dokumentohet”, shprehet Nano.

Në librin e tij më të fundit “Provocateur”, botuar nga UET PRESS, në kolanën “esse / ide & debate”, ndërtuar në formën e një interviste me vetveten, ai i rikthehet ndër të tjera edhe kësaj teme, origjinës së nënës së Skënderbeut dhe të vetë Heroit Kombëtar.

 

skenderbe

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar