Unaza e re, vazhdojnë përplasjet mes banorëve dhe policisë

  Zona e sheshit “Shqiponja” do të preket nga projekti i Unazës së re  ku deri më tani ky projekt rezulton me shembjen e pesëmbëdhjetë ndërtesave. Një prej tyre është ajo e zotit Bajram Nela, i cili në vitin 2005 ka aplikuar për proces legalizimi por ende nuk e ka marrë certefikatën e pronësisë. Vetë

 

Zona e sheshit “Shqiponja” do të preket nga projekti i Unazës së re  ku deri më tani ky projekt rezulton me shembjen e pesëmbëdhjetë ndërtesave. Një prej tyre është ajo e zotit Bajram Nela, i cili në vitin 2005 ka aplikuar për proces legalizimi por ende nuk e ka marrë certefikatën e pronësisë.

Vetë ai shprehet: “Në 2005 kam aplikuar për process legalizimi, por ajo certefikate nuk mu dha kurrë. Ky është një veprim i padrejtë pasi unë e kam ankimuar dhe policia nuk mund të veprojë derisa të shprehet gjykata”.

Gjatë prishjes së ndërtesës dykatëshe, nuk mungoi përplasja me policinë.

Pasi të shemben të gjitha objektet e paregjistruara në hipotekë, do të fillojë dhe shembja e objekteve legale ku do të bëhet dhe vlerësimi i tyre në mënyrë që të bëhët dëmshpërblimi

/J. Spaho/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar