Paris Saint-Germain ka shqetësime për Neymar dhe Kylian Mbappe, pasi të dy lojtarët ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre tetë ditë para përplasjes në Paris më 28 nëntor dhe kanë pasur dëmtime. Neymar u largua nga fusha pas tetë minutash në miqësoren e Brazilit me Kamerunin pasi ka pësuar një lëndim. Mbappe u detyrua
Paris Saint-Germain ka shqetësime për Neymar dhe Kylian Mbappe, pasi të dy lojtarët ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre tetë ditë para përplasjes në Paris më 28 nëntor dhe kanë pasur dëmtime.
Neymar u largua nga fusha pas tetë minutash në miqësoren e Brazilit me Kamerunin pasi ka pësuar një lëndim.
Mbappe u detyrua të dilte jashtë fushës me atë që duket të ishte një dëmtim i shpatullave të këmbës gjatë fitores së Francëskundër Uruguait me rezultat 1-0.
Mbappe kërceu për të shmangur kontaktin me portierin e Martin Campana dhe u rrëzua në dhimbje, duke e detyruar trajnerin Didier Deschamps që ta zëvendësonte me Florent Thauvinin.
“Ai ka një shpatull të lënduar”, tha Deschamps pas ndeshjes, duke shtuar se “Ai do të duhet të kryejë ekzaminime mjekësorë. Shpresoj që nuk është keq”
Neymar u zëvendësua nga Richarlison i Evertonit, i cili shënoi golin e fitores për Brazilin një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Mjeku i ekipit të Brazilit, Rodrigo Lasmar tha senevojitet një skanim për të konfirmuar diagnozën e saktë, ai nuk mendon se lëndimi i muskujve do ta lërë për shumë kohë jashtë brazilianin.
Ndryshe, PSG gjatë fundjavës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionatin francez kundër Touloses.
/N.Dragoti/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *