Duka: Vangjush Dako është emblemë e blerjes së votave, e ka vendin prapa hekurave

Deputetja e PD-së, Valentina Duka në një deklaratë për shtyp ka vijuar  vazhdën e akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos.  Duka shprehet se përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit. Më tej, deputetja e Korçës shprehet se

valentina pd

Deputetja e PD-së, Valentina Duka në një deklaratë për shtyp ka vijuar  vazhdën e akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos.  Duka shprehet se përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit.

Më tej, deputetja e Korçës shprehet se përgjimet nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve .

“Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin  prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral. Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.”
valentina duka

Akuzat e PD ndaj Dakos lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, ndërkohë që akuzat janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili është shprehur se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të zgjedhjeve.

 /R.Bakalli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar