Një balenë e ngordhur në Indonezi është gjetur me 13.2 kilogramë mbeturina plastike në stomak. Balena 31,17 metra e gjatë ështe gjetur pranë Kapota Island në Wakatobi National Park, në juglindje të Sulawesi. Në stomakun e saj janë gjetur çanta, shishe plastike, sandale dhe 115 gota plastike, si dhe një thes që përmban më shumë
Një balenë e ngordhur në Indonezi është gjetur me 13.2 kilogramë mbeturina plastike në stomak.
Balena 31,17 metra e gjatë ështe gjetur pranë Kapota Island në Wakatobi National Park, në juglindje të Sulawesi.
Në stomakun e saj janë gjetur çanta, shishe plastike, sandale dhe 115 gota plastike, si dhe një thes që përmban më shumë se 1.000 copë plastike.
“Edhe pse ne nuk kemi qenë në gjendje të nxjerrim përfundimin nga shkaku i vdekjes, faktet që shohim janë me të vërtetë të tmerrshme”, tha Dwi Suprapti, koordinator i ruajtjes së specieve detare në WWF-Indonezi, në një deklaratë për CNN.
Zbulimi makabër u bë në një zonë të njohur me turistët dhe vjen në një kohë të shqetësimit në rritje mbi ndikimin e ndotjeve plastike në zonat detare.
/N.Dragoti/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *