Kryemadhi i bashkohet protestës tek ‘Astiri’: Të dëmshpërblehen banorët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”. Gjatë fjalës, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve. Në fjalën para banorëve, Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të dëmshpërblejë prishjen e shtëpive

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”. Gjatë fjalës, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve.

Në fjalën para banorëve, Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të dëmshpërblejë prishjen e shtëpive të banorëve të zonës.

Më tej, Kryemadhi shprehet : “Kemi qëndruar në distancë por gjithmonë për t’ju përkrahur. Më kërkuat  sot dhe erdha. Nuk kam asnjë dyshim që janë me të drejtën e zotit. I bëjmë thirrje që të mos guxojnë të afrohet pranë shtëpive të qytetarëve.”

Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 17-të të protestës së tyre pasi kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre.  Me 15  Nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë.

Ditën e djeshme Autoriteti Rrugor Shqiptar  i bëri thirrje banoreve  që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentat përkatëse.

Monika-Kryemadhi-1

/R.Bakalli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar