Efekti serrë, Spanja i bashkohet vendeve iberike për shmangien e makinave me naftë dhe benzinë

Spanja ka në plan të propozojë ndalimin e shitjeve të makinave të benzinës, naftës dhe atyre hibride, duke filluar që nga viti 2040. Ky është një hap që i bashkon iberikët me një varg vendesh që synojnë shmangien e ndotjes së automjeteve, për të ndihmuar në reduktimin e shkarkimeve të gazrave që ndikojnë në efektin

Spanja ka në plan të propozojë ndalimin e shitjeve të makinave të benzinës, naftës dhe atyre hibride, duke filluar që nga viti 2040. Ky është një hap që i bashkon iberikët me një varg vendesh që synojnë shmangien e ndotjes së automjeteve, për të ndihmuar në reduktimin e shkarkimeve të gazrave që ndikojnë në efektin serrë.

Ky plan përfshihet në një projekt-dokument për një ligj mbi ndryshimet klimatike, që qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sanchez shpreson t’ i paraqesë parlamentit deri në fund të vitit.

Pasi të finalizohet, ligji do të kërkojë miratim nga parlamenti, ku Sanchez mbikqyr më pak se një të katërtën e vendeve.

Ndërkohë Britania dhe Franca kanë premtuar ndalimin e makinave të naftës duke filluar nga viti 2040. Disa politikanë britanikë kanë thënë se Londra duhet të miratojë ndalimin e këtyrë automjeteve më herët sesa viti 2032. Në anën tjetër, Danimarka synon të realizojë masën deri në 2030-ën.

/J.Spaho/

makina-te-vjetra

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar