Tenderi për unazën e re, PD: Rama dhe Veliaj aferë korruptive

Ndërtimi i “Unazës së Re” për Partinë Demokratike është një aferë korruptive e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj. Denoncimi është bërë nga zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa e cila ka deklaruar se janë 40 milionë euro që vidhen për ndërtimin e 3 kilometrave rrugë. Partia Demokratike akuzoi  se përfituesit kryesorë nga

Ndërtimi i “Unazës së Re” për Partinë Demokratike është një aferë korruptive e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj. Denoncimi është bërë nga zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa e cila ka deklaruar se janë 40 milionë euro që vidhen për ndërtimin e 3 kilometrave rrugë. Partia Demokratike akuzoi  se përfituesit kryesorë nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.

skema

‘Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë  Dunwell Haberman ltd. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike’ akuzoi Ina Zhupa.

 

ina-zhupa

 

 

 

 

/R.Bakalli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar