Këtë të martë, kancelarja gjermane, Angela Merkel mbajti para Parlamentit Europian në Strasburg fjalimin për të ardhmen e Europës. Ajo u shpreh pro idesë së krijimit të ushtrisë europiane. Fjalimi i kancelares gjermane u prit me shumë interes për sa i përket vizionit që do paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për
Këtë të martë, kancelarja gjermane, Angela Merkel mbajti para Parlamentit Europian në Strasburg fjalimin për të ardhmen e Europës. Ajo u shpreh pro idesë së krijimit të ushtrisë europiane.
Fjalimi i kancelares gjermane u prit me shumë interes për sa i përket vizionit që do paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për bashkësinë europiane.
Gjithashtu, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, dhe mori kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg. Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë europiane. Në Parlamentin Europian në Strasburg, ajo e mbështeti idenë e presidentit francez. “Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane.”
Në fjalimin e saj Kancelarja Merkel preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre. Në BE është ndezur konflikti me Italinë për buxhetin e qeverisë populiste, që nuk e ndjek kursin e kursimeve.
Kancelarja gjermane, theksoi gjithashtu, se një BE digjitale do të bëhet, vetëm, nëse përpjekjet globale dështojnë.
/T.Mazreku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *