Gazetari dhe njëkohësisht botuesi i gazetës “Koha Jonë “, Nikoll Lesi është përplasur disa herë me kryeministrin Edi Rama, teksa ishin të ftuar perballë njëri-tjetrit në emisionin “Repolitix” në Report tv. Ndërsa debatonin për fajësinë ose jo të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthimin e tij të mundshëm në PS, Rama ka shkëmbyer disa
Gazetari dhe njëkohësisht botuesi i gazetës “Koha Jonë “, Nikoll Lesi është përplasur disa herë me kryeministrin Edi Rama, teksa ishin të ftuar perballë njëri-tjetrit në emisionin “Repolitix” në Report tv.
Ndërsa debatonin për fajësinë ose jo të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthimin e tij të mundshëm në PS, Rama ka shkëmbyer disa batuta me Lesin.
Rama: I vjetër dhe i lodhur
Lesi: Duro, duro, do ta shohim nga dhjetori a nga pranvera sa i lodhur jam.
Rama: S’je i lodhur nga unë, je i lodhur nga jeta, po leri se nuk të shkojnë këto.
Lesi: Unë flas në emër të oponencës. Uroj kurrë të mos të të shoh si Fatos Nano që iku si fshatar në Maqedoni.
Rama: Ku të iki, te Koha Jonë?
/R.Bakalli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *